'Aleko Petro abuzoi seksualisht me të për 12 vite', flet motra e Anxhelinës: E varrosi të gjallë (RRËFIMI TRONDITËS)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:44 08-01-2019 'Aleko Petro abuzoi seksualisht me të për 12 vite', flet motra e Anxhelinës: E varrosi të gjallë (RRËFIMI TRONDITËS)

Dalin detaje shokuese nga vrasja që ka tronditur opinionin publik shqiptar por dhe mbarë Greqinë.

Edhe pse në të vërtetë nuk e ka motër nga gjaku, Klea Zenuni, vajza e burrit të dytë të nënës së Anxhelinës ka treguar detaje tronditëse.

Klea ka treguar për 'News24' se Anxhelina është varrosur e gjallë nga babai, teksa tha se një i afërm i tyre ka shkuar menjëherë në fshatin ku ka jetuar 28-vjeçarja.

Ai ka mësuar se natën e krimit Anxhelina ishte zënë keq me babain e saj Bardhyl Guri i pagëzuar me emrin Aleko Petro.

Sherri kishte ndodhur pasi Aleko Petro nuk e pranonte lidhjen e Anxhelinës me të dashurin afgan dhe për këtë arsye ai e kishte rrahur keq vajzën.

Për t'i shpëtuar dhunës së të atit, 28-vjeçarja ishte hedhur nga dritarja, por i ati e kishte kapur në oborr, e kishte qëlluar me shkelma dhe më pas me një shufer hekuri në kokë.

Klea tregon se Anxhelina kishte humbur ndjenjat, por duke qenë se babai i saj kishte menduar se ajo kishte vdekur, e kishte varrosur të gjallë në oborrin e shtëpisë

Gjithashtu Klea Zenuni deklaroi se Aleko Petro kishte abuzuar seksualisht me Angelinën për 12 vite dhe këtë ajo e kishte zbuluar nga bisedat që kishte zhvilluar me 28-vjeçaren në rrjetet sociale.

'Kur e kam pyetur 'a je e lidhur me dikë apo je e dashuruar', Anxhelina më është përgjigjur 'nuk mundem sepse zemra ime është shumë e vrarë, janë shumë gjëra në mes dhe nuk mund të shprehem dot', tha Klea Zenuni.

Kur mamaja e Anxhelinës, Xhezmije Hoxhallari u martua me burrin e dytë Klea ishte vetëm 6-muajshe dhe ka jetuar në të njëjtën shtëpi me 28-vjeçaren deri kur ajo mbushi 8 vjeç.

20-vjeçarja tregon se jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike, madje të dy prindërit dhuronin rregullisht gjak për të ushqyer dy vajzat, Anxhelinën dhe Klean, ndërsa i ati Kleas punonte edhe në të zezë si murator.

Për këtë arsye Xhemzija ra dakord që Anxhelina të jetonte me të atin në Greqi për një jetë më të mirë, por pasi vajza iku drejt shtetit fqinj Aleko Petro ia shkëputi kontaktet me nënën.

Klea tregon se në mënyrë të vazhdueshme nëna e Anxhelinës kërkonte të lidhej me të bijën, por vetëm në vitin 2017 28-vjeçarja i dërgoi ftesë në Facebook, ku dhe kontaktonte me Klean.

Klea Zenuni tregoi se nuk fliste shpesh me të motrën, pasi edhe kur flisnin Anxhelina e mbyllte shpejt telefonin dhe për këtë arsye ata nuk dinin asgjë për lidhjen e 28-vjeçares me të riun afgan.

Mesazhi i fundit që ata kanë shkëmbyer ka qenë natën e ndërrimit të viteve, kur Anxhelina dhe  Klea kanë uruar njëra-tjetrën dhe tre ditë më vonë kanë mësuar për vdekjen e vajzës.

Klea e quan Aleko Petron pijanec, xheloz dhe kumarxhi, ndërkohë kërkon nga autoritetet greke dënimin 'me vdekje' për babain monstër që abuzoi me vajzën, e rrahu dhe e varrosi të gjallë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Institucionet e reja të Drejtësisë, flet kreu i KLP: Në SPAK do të shkojnë prokurorët më të mirë
'Shtrëngoje fort! Ndieje... Gjyqtari i kërkon para dhe seks qytetares për t' i dhënë kujdestarinë e fëmijës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01215386390686
array(1) { ["section"]=> string(117) "aleko-petro-abuzoi-seksualisht-me-te-per-12-vite-flet-motra-e-anxhelines-e-varrosi-te-gjalle-rrefimi-trondites-148015" }