Aleksandër Çipa përplaset me Alfred Lelën: Lejle politike, fyeve një grup dinjitoz

Publikuar tek: barometri, më 07:43 07-08-2018 Aleksandër Çipa përplaset me Alfred Lelën: Lejle politike, fyeve një grup dinjitoz

Aleksandër Çipa “përplaset” me gazetarin Alfred Lela.

 

E gjitha për aktivitetin promovues të antologjisë “Shtigjeve të vendlindjes” zhvilluar në Pilur ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Grupi “Bejkë e Bardhë” i Pilurit këndoi këgën himn “Këngët e Atdheut tim” por mesa duket Lela është marrë vetëm me një varg ku këndohej “Të kemi ty o Skënderbe”.

“‘Kemi ty o Skënderbe’ është një nga vargjet e këngës. Duket se efekti i Elisa Spiropalit, e cila ishte e para që e quajti Ramën Skënderbe nga Tirana, tashmë është përhapur edhe në vende të tjera.

Shfaqja e djeshme e Ramës, kujton vizitat e diktatorit Enver Hoxha nëpër Shqipëri, ku para tij banorët mikpritës jepnin koncerte”, shkruante Lela në portalin e tij politiko.al por vjen përgjigja e menjëhershme e Aleksandër Çipës.

“Një saktësim për një lejle politike të Leës”, shkruan Çipa ndërsa i thotë Lelës se si padashur ka fyer grupin dinjitoz “Bjekë e Bardhë”.

“Kënga me një tekst të shkëlqyer është publikuar qysh në janar të ketij viti dhe në muajin maj u vleresua me trofeun e Festivalit Folklorik Rajonal të Vlores. Bashkangjitur kolegu im ka edhe faqen e autorit të tekstit dhe këngës në fjalë të cilën kolegu im e keqpërdor ne lejlen politike që sajon për llogari të politiko-së.

Në atë fshat këngët për burrat e historisë sonë kombëtare bëhen rrallë dhe kur bëhen, pikohen”, vazhdon më tej replikën gazetari Çipa.

KOMENTI I PLOTË I ÇIPËS:

Kolegu im Alfred Lela paska komentuar se në Pilur ku u zhvillua këtë të diel paraqitja promovuese e antologjisë “Shtigjeve të vendlindjes”, mbërritja e kryeministrit aktual Edi Rama u prit me këngën “Kemi ty o Skenderbe”. Është një lejle politike e gazetarit të përcaktuar politikisht që padashur fyen një grup dinjitoz dhe me histori kulturore në vend siç është grupi “Bejke e bardhë” i Pilurit. Në të vërtetë aktiviteti ishte planifikuar nga organizatorët dhe selektuesit e antologjisë me Prof.Dr Josif Papagjoni dhe Bashkia e Himarës. Kryeministri erdhi në veprimtari si i ftuar dhe si gjithë të pranishmit shijoi këngën-himn “Këngët e Atdheut tim” dhe më pas dëgjoi dhe padyshim shijoi edhe këngën e shkruar herët nga autori dhe udhëheqësi artistik i “Bejkë e bardhë” Kristo Çipa, ish kryetar i PD-së së Himarës dhe i afishuar për orientimin e tij politik qysh nga 1991. Kënga me një tekst të shkëlqyer është publikuar qysh në janar të ketij viti dhe në muajin maj u vleresua me trofeun e Festivalit Folklorik Rajonal të Vlores. Bashkangjitur kolegu im ka edhe faqen e autorit të tekstit dhe këngës në fjalë të cilën kolegu im e keqpërdor ne lejlen politike që sajon për llogari të politiko-së.

Në atë fshat këngët për burrat e historisë sonë kombëtare bëhen rrallë dhe kur bëhen, pikohen.

Me arsyen e të ftuarit dhe pjesëmarrësit, në promovimin e edicionit të tete të “Shtigjeve të vendlindjes, Sandri”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035331010818481
array(1) { ["section"]=> string(87) "aleksander-cipa-perplaset-me-alfred-lelen-lejle-politike-fyeve-nje-grup-dinjitoz-130371" }