Aleksandër Frangaj e pushoi nga puna, Vera Grabocka bën gjestin surprizues për  Rudina Xhungën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:06 17-07-2019 Aleksandër Frangaj e pushoi nga puna, Vera Grabocka bën gjestin surprizues për  Rudina Xhungën

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në ‘My Living’ në Vizion Plus ka dhënë një intervistë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.

Ajo ka folur për jetën e saj private, duke treguar pasionet e saj siç është gatimi.

Ndër të tjera, Rudina ka zbuluar edhe njohjen me regjisoren e njohur Vera Grabocka dhe një moment kur kjo e fundit e ka ndihmuar pasi Aleksandër Frangaj donte ta largonte nga puna.

“E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, te Aleanca. Vera më mësoi A-në e profesionit, që ti mund ta dish, por dikush duhet të ta thotë. Ca gjëra ti i di, por pa t'i vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste. ‘Përse nxjerr me duart e tua gënjeshtrat e të tjerëve,’ më tha. ‘Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar. Pse e djeg veten?”, ka rrëfyer Rudina .

“Pastaj në një moment tjetër, nuk e harroj kurrë, ai ka qenë një moment shumë i vështirë. Mbaj mend që pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Punoja te një revistë, Aksi. Më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe i thanë: ‘Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne’. Që atëherë i jam mirënjohëse”, përfundoi gazetarja.

Screenshot_10.png

-640-0-5d2ef6c984f89.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024786949157715
array(1) { ["section"]=> string(99) "aleksander-frangaj-e-pushoi-nga-puna-vera-grabocka-ben-gjestin-surprizues-per-rudina-xhungen-172519" }