Aleksandër Frangaj pret Berishën te dera: Këtë vajzën e kemi demokrate! Si ia kthen ish-kryeministri (BATUTAT-VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:26 24-05-2019 Aleksandër Frangaj pret Berishën te dera: Këtë vajzën e kemi demokrate! Si ia kthen ish-kryeministri (BATUTAT-VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan. Berisha foli mbrëmë përballë gazetarëve për krizën politike në vend.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga Tv Klan shihet momenti i mbërritjes së ish-kryeministrit në ambjentet e televizionit.

Për ta pritur kanë dalë tek dera në hyrje, kryeredaktorja e 'Opinion', Desada Metaj si dhe pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Pas përshëndetjes, Frangaj nuk ka hezituar të shkëmbejë batuta me Berishën.

'Këtë vajzën e kemi demokrate", i thotë ai Berishës, ndërsa e ka fjalën për punonjësen e recepsionit.

'Por demokrate e veshur me rozë, nuk shkon', shton Frangaj më tej duke qeshur. Ndërsa Berisha përgjigjet. "Shkon, shkon se është stina tani, muaji rozë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02151083946228
array(1) { ["section"]=> string(119) "aleksander-frangaj-pret-berishen-te-dera-kete-vajzen-e-kemi-demokrate-si-ia-kthen-ish-kryeministri-batutat-video-165513" }