Aleksander Gjoka, zëri që drithëron skenat e shpirtrat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:00 18-12-2016 Aleksander Gjoka, zëri që drithëron skenat e shpirtrat

Nga Denis Dyrnjaja

Ai është njeriu që zoti i ka dhuruar magjinë, sepse i magjishëm është zëri i tij. Ishte i ftuar këtë prag weekendi, të premten mbrëma te Magazinë, në Top Channel. Improvizoi një nga krijimet e tij më të bukura, "Dashurisë së Shkuar", për mua krijimi më i bukur i tij. E dëgjova episodin në rrjetet sociale ndërsa epidemia e jehonës së zërit të tij përhapej te çdo kush që ka lënë pak vend për muzikën në veshin dhe shpirtin e tij, për muzikën e vërtet jo tollovitjet skenike muzikore. Ç'të thuash?! Pa dashjen e tij në fakt i uli të gjithë me këmbë në tokë, këta qe merren lart e poshtë me magji e pa magji nëpër skena. Ishte një artikulimin i përsosur muzikor. Ishte një leksion, ishte impresion, ishte konotacion, nuk ishte vjershë apo poemë muzikore, nuk ishte imitacion, nuk ishte superpozim, as aktrim. Ai s'ka të bëjë me kompjutera dhe post-produksione. Ai ka të bëjë vetëm me; Do, Re, Mi, Fa, Sol, La, Si dhe me zërin e tij të thellë, të plotë e të rëndë, të ashpër, por edhe të kadifenjtë njëherësh.

Ai është vetë muzika, ajo e vërteta, e duhura, ajo që vlen, ajo që bën të të lëvizë çdo qelizë e trupit, e gjithë brendia shpirtërore kur e dëgjon, ajo muzikë që ka bashkrrugëtuar me zërin e tij. Ai nuk shet e reklamon në skenë sytjena, as bikini, nuk përdor në këngë as murmurima të tipit "ça bone", "me ta lyp", "pa ma dhon", "jom bo për ty" e "po m'rri fiks mu", tururuuuu e bururuuuuu. Ai përdor gjuhën shqipe atë të pastrën, jo vulgun. Ai nuk do çmim të parë, ai është gjithnjë zgjedhja e parë sepse zëri i tij nuk ka çmim. Ai ka thjeshtë fytyrën e rreshkur të një rokeri klasik, ka të skalitur tensionin e damarëve të fytit të tij, ka jehonën dhe këmbimin e vokalit të tij, unik si i një legjende e gjallë, kësaj legjende të muzikës shqiptare, që quhet Aleksandër Gjoka. Fat i madh që jetojmë në kohën e tij, në kohën tonë që ta shijojmë dhe pse kaq rrallë na shfaqet në publik. Kisha menduar se dum-dumi muzikor ua kishte prishur njerëzve shijet, por në fakt jo. Etja për të të dëgjuar dhe pëlqimi absolut provoi se ata e duan muzikën dhe këngën e vërtet, por ajo mungon. Dil më shpesh në skenë Sandër, njerëzit të mirëpresin gjithnjë.

Faleminderit, përulje dhe duartrokitje për vlerat e tua muzikore!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026839971542358
array(1) { ["section"]=> string(59) "aleksander-gjoka-zeri-qe-dritheron-skenat-e-shpirtrat-63019" }