Ligji për pronësinë intelektuale, ka marrë kritika të forta nga kompozitori i njohur Aleksandër Lalo i cili ditën e sotme u ka “djegur” konferencën ministreve Mirela Kumbaro, Milva Ekonomi dhe Milena Harito.
Ai tha tre fjali shkurt fare dhe la përgjysmë konferencën duke thënë me tone ironie sarkastike “Ika se do shkoj të bëj drekën” dhe duke lënë pafjalë gjithkënd të pranishëm.
“Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda. Nuk na duhet e shkuara se çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi i im, se do të shkoj të bëj drekën”, tha Lalo dhe u largua pa pritur përgjigjen e Kumbaros që tha se ligji është plotësuar me ndryshimet disa ditë më parë. Ndiqni videon!