ALERT në Itali, vendi fqinj do të përfshihet nga stuhi të FUQISHME, ja si do të ndikojë në Shqipëri

Publikuar tek: rajon, më 20:12 05-12-2020 ALERT në Itali, vendi fqinj do të përfshihet nga stuhi të FUQISHME, ja si do të ndikojë në Shqipëri

Italia pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të dielë. Siç raportojnë mediat vendase, vendi fqinj pritet që të mbulohet nga shiu, bora dhe stuhi të forta.

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzanos.

Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

Screenshot_12_copy.jpg

Nga moti i keq do të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna. Java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Fier ku sasia pritet të jetë 10, madje deri në 20 milimetra shi në orë në zona të caktuara. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia nuk njeh rënie të numrit të viktimave nga Covid-19, situatë e rënduar dhe në Maqedoninë e Veriut
Arrestohet greku në Janinë, tentoi të transportonte 10 kilogram marijuanë nga Shqipëria drejt vendit fqinj »
Article Logic
Execution time: 0.012666940689087
array(1) { ["section"]=> string(104) "alert-ne-itali-vendi-fqinj-do-te-perfshihet-nga-stuhi-te-fuqishme-ja-si-do-te-ndikoje-ne-shqiperi-230304" }