Alfred Lela tregon pse i uli pantallonat përpara kryeministrit Rama

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:16 23-05-2020 Alfred Lela tregon pse i uli pantallonat përpara kryeministrit Rama Alfred Lela

Gazetari Alfred Lela i habiti të gjithë kur i uli pantallonat para kryeministrit Rama për t’i dëshmuar këtij të fundit se ishte dhunuar.

Ndërkaq ai ka treguar në Ora News se pse vendosi ta bëjë atë gjest që u cilësua si joetik edhe nga drejtuesi i emisionit Sokol Balla.

“Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmes. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesë që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi”, tha Lela.

dfgdfgdfgdfg.jpg

sdgsgsdgsdgsdg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097129344940186
array(1) { ["section"]=> string(74) "alfred-lela-tregon-pse-i-uli-pantallonat-perpara-kryeministrit-rama-207492" }