Alfred Peza i ngarkuar emocionalisht: Si e përjetoi djali dhe vajza historinë, u kthyen nga shkolla dhe...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:12 23-01-2017 Alfred Peza i ngarkuar emocionalisht: Si e përjetoi djali dhe vajza historinë, u kthyen nga shkolla dhe...

Pasi ka folur rreth akuzave politike dhe ka shpjeguar burimin e pasurisë së tij, deputeti Alfred Peza ka folur edhe për impaktin negativ që ka patur kjo histori në familjen e tij dhe veçanërisht te dy fëmijët e vegjël.

Gati i përlotur, Peza ka treguar në "Top Story" dy episode sesi djali dhe vajza ishin ngacmuar nga shokët dhe shoqet e shkollës lidhur me pasurinë e prinderve, shkruan Newsbomb.al.

Si e përjetoi familja këtë histori

Vajza është në klasë në 11 dhe djali në klasë të 9-të. Dhe kjo ka qenë pjesa më e dhimbshme e gjithë historisë. Janë histori të mijat personale që i kanë ndodhur të gjithë brezit tim, kush me fëmijë kush pa fëmijë, por unë falënderoj gjithë ata shqiptarë të heshtur që nuk iu bashkuan kësaj historie të ndyrë.

Ne, djalin dhe vajzën i kemi mbajtur veç kësaj historie.

Dhe djali më vjen një ditë..., pas kësaj historie, vjen nga shkolla, bashkëshortja Mirela është shumë e fortë por atë ditë nuk e mbajti veten.

Vjen djali dhe më tha që i kishte thënë një shok i shkollës “Most ë ka lënë babi pa bukë?” Pse i tha, “mos nuk ka paguar lekët e menzës?”. Bashkëshortja ime që është shumë e fortë nuk e mbajti dot veten. Dhe ne atë ditë e kemi marrë kemi shkuar për drekë dhe ia kemi shpjeguar.

Vajza kishte qenë në menzë duke bërë selfie me shokët dhe shoqet e shkollës dhe nga pas në televizorin në mur jepeshin me titra “bashkëshortja e Alfred Pezës në Prokurori”, të gjithë qeshën ndërsa vajza ime u mërzit, dhe kur i thanë pse nuk qesh, “më dhemb dhëmballa” iu tha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga flakët magazina në Tiranë, zjarrfikësit me urgjencë drejt vendngjarjes
Arrestohet shqiptari sapo zbret nga avioni, “i bën gropën” dhe vëllait që e priste »
Article Logic
Execution time: 0.0099639892578125
array(1) { ["section"]=> string(107) "alfred-peza-i-ngarkuar-emocionalisht-si-e-perjetoi-djali-dhe-vajza-historine-u-kthyen-nga-shkolla-dhe-66435" }