Alfred Peza: Më 30 korrik vendosim për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 23:28 01-07-2020 Alfred Peza: Më 30 korrik vendosim për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore Sekretari për mediat në PS Alfred Peza

Sekretari për mediat në PS Alfred Peza, është shprehur se në 30 korrik do të merret vendimi për kërkesat e opozitës për lista të hapura dhe ndalim të koalicioneve zgjedhore.

Në Vizion Plus ai komentoi zhvillimet e fundit për Reformën Zgjedhore dhe theksoi se socialistët janë të vendosur për ta miratuar marrëveshjen e arritur mes palëve.

“Shqiptarët do të votojnë për atë sistem apo për atë mënyrë të të zgjedhurit të dpeutetëve që do të vendoset në 30 korrik, kur është caktuar për tu marrë në shqyrtim Kodi i ri Zgjedhor, që është dakordësuar në tryezën politike. Nga ana tjetër, kemi edhe 3 kërkesa të dy grupeve të opozitës së re parlamentare, për hapjen e listave për të mos lejuar koalicionet zgjedhore. Mbetet për tu parë sesi do të shkojë vendimmarrja në këtë datë. Shqiptarët kanë zgjedhur edhe deputetë në sisteme të ndryshme elektorale, nëse do të hapen listat edhe në këtë mënyrë do të votojnë”, tha Peza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007282018661499
array(1) { ["section"]=> string(98) "alfred-peza-me-30-korrik-vendosim-per-listat-e-hapura-dhe-ndalimin-e-koalicioneve-zgjedhore-212500" }