Alfred Peza: Në 30 qershor shqiptarët votojnë, pastaj do nisen për plazh. Opozita e vjetër do shkojë në shtëpi

Publikuar tek: politike, më 21:56 23-04-2019 Alfred Peza: Në 30 qershor shqiptarët votojnë, pastaj do nisen për plazh. Opozita e vjetër do shkojë në shtëpi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza parashikon se çfarë do të ndodhë në 30 qershor dhe ditët në vijim, ndërkohë që vendi ndodhet në krizë politike.

Në një shkrim të tijin, Peza parashikon se zgjedhjet vendore do të realizohen qetësisht, ndryshe nga opozita që ka paralajmëruar për bllokim me çdo kusht dhe formë të votimeve.

Sipas Pezës, shqiptarët do të votojnë dhe më pas do t’i drejtohen plazheve për të kaluar pushimet verore. Nërsa opozita e vjetër, thotë Peza, do të shkojë në shtëpi.

Pjesë nga shkrimi i Pezës:

Ajo që do të ndodhë, është diçka e njohur dhe e vjetër, sa vetë bota. Si në atë shprehjen e famshe të Galileo Galileit “eppur si muove”, e “megjithatë (Toka) rrotullohet”, edhe në këtë rast duhet të themi që në fillim: E megjithatë, zgjedhjet do të zhvillohen!

***

Më 30 qershor shqiptarët do ti japin një tjetër leksion demokracie dhe qytetarie liderëve të opozitës sonë të vjetër. Ata do të dijnë ti bëjnë detyrat e shtëpisë po aq mirë sa çi kanë bërë në të gjitha proceset dhe garat elektorale të pas 1990 në Shqipëri.

Më pas?

Fituesit nuk do të kenë arësye që të sillen si triumfalistë, pasi do të kenë shumë punë për të bërë. Shqiptarët të nesërmen e votimeve do të kuptojnë se ka ardhur vera zyrtarisht e praktikisht dhe do të nisen për në plazh ose do të bëjnë planet për pushimet verore deri në fund të gushtit. Ndërsa lidershipi I opozitës së vjetër, do të shkojë në shtëpi. Sepse vetëm kur të gdhihet, do të kuptojnë se ka trokitur 1 korriku dhe bota as këtë radhë nuk është përmbysur!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023959159851074
array(1) { ["section"]=> string(114) "alfred-peza-ne-30-qershor-shqiptaret-votojne-pastaj-do-nisen-per-plazh-opozita-e-vjeter-do-shkoje-ne-shtepi-161599" }