Alfred Peza për Ben Blushin: Kjo do e ndihmojë të njohë veten. LIBRA dështoi, siç dështoi në 1997 gazeta “INDIPENDENT”

Publikuar tek: politike, më 21:21 21-01-2018 Alfred Peza për Ben Blushin: Kjo do e ndihmojë të njohë veten. LIBRA dështoi, siç dështoi në 1997 gazeta “INDIPENDENT”

Kanë punuar së bashku si gazetarë, dhe kanë qenë po së bashku në politikë. Eshtë Alfred Peza, ish deputet i PS, anëtar i kryesisë së kësaj partie, që nëpërmjet një komenti në Alpenews deklaron se Libra e Blushit do të ishte dështim, duke mos kursyer kritikat për ish-kolegun.

“Blushi hyn tek kategoria e njerëzve kreativë dhe jo ndërtues. Që do të thotë, se kategoria e njerëzve si ai mund të shkëlqejnë duke u bërë ndoshta liderë shumë të mirë të një partie të madhe si PS, nëse ai vetë do të kishte durimin për të pritur momentin e tij”, shkruan Peza në alpenews.

“Unë besoj se moment më i vërtetë i Blushit, është ajo pjesë e deklaratës ku ai thotë se LIBRA e ndihmoi që ta njihte më mirë veten. Ndaj, kjo histori sado e shkurtër në terma kohorë, jam i bindur se ka qenë një nga eksperiencat më të vyera në planin e tij personal, që me siguri i kishte munguar inventarit të pasur, të një jete të vrullshme plot ulje ngritje” thotë Peza.

Për të përforcuar argumentin e tij, Peza I kujton Blushit një tjetër “dështim”: mbylljen e gazetës INDIPENDENT, kur ai u largua nga “Koha Jonë”:

“Për mua ishte një film me metrazh të shkurtër fundin e së cilës e kisha parë këtu e 20 vjet më parë. Atëherë kur pas suksesit të jashtëzakonshëm tek “Koha Jonë”, Blushi themeloi vetë nga e para gazetën “Indipendent”, për ta mbyllur si edhe “LIBRA”-n, disa muaj më vonë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për aq kohë sa të gjithë besojmë se pas të tatëpjetës, vjen e përpjeta dhe se çdo e keqe, e ka një të mirë. Pas dështimit të parë, ne fituam Blushin politikan. Ndoshta kësaj radhe, do të fitojmë përfundimisht, Blushin shkrimtar” shkruan Peza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012123107910156
array(1) { ["section"]=> string(120) "alfred-peza-per-ben-blushin-kjo-do-e-ndihmoje-te-njohe-veten-libra-deshtoi-sic-deshtoi-ne-1997-gazeta-indipendent-107427" }