Alibeaj denoncon live: Ja krimineli i liruar sot nga burgu, mik i Ramës dhe Klosit

Publikuar tek: politike, më 18:15 24-01-2018 Alibeaj denoncon live: Ja krimineli i liruar sot nga burgu, mik i Ramës dhe Klosit

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj denoncoi nëpërmjet një konference live lirimin e Durim Keçit, të arrestuar disa muaj më parë nga policia.

Alibeaj e ka cilësuar si mikun e ngushtë të kryeministrit Rama dhe ministrit Klosi, duke publikuar dhe foton e hershme, ku i dënuari me 9 vite burg për armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe shkatërrim prone shfaqet në një selfie me ministrin Klosi.

Reagimi i plotë:

“Miku i Edi Ramës është liruar nga burgu. Durim keçi kishte mik me kryeministrin dhe ministrin Klosi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e paralajmëroi që në tetor se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik kryeministrin Edi Rama dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje.

Qëkur Rama e zgjodhi prokurorin pa veting, qëkur Saimir Tahiriit iu kthye pasaporta dhe mund të lëvizë i lirë, Orest Sota u lirua nga burgu edhe pse u kap me mashtrim, trafikantëve të xibrakës iu ul dënimi,Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit bashkë me lirimin e Keçit, janë provat konkrete se si Rama i ka blerë zgjedhjet. Prandaj ftojmë të gjithë njerëzit në shesh në datë 27 për të treguar se jemi njerëz të lirë dhe nuk e pranojmë krimin”.-shtoi deputeti i PD-së.

Për më shumë lexo artikullin e Newsbomb.al të datës 12.10.2017: KUSH ËSHTË DURIM KEÇI I DËNUAR ME 9 VITE BURG NË ITALI. BASHA: JA LIDHJET E TIJ ME RAMËN E KLOSIN

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097699165344238
array(1) { ["section"]=> string(87) "alibeaj-denoncon-live-ja-krimineli-i-liruar-sot-nga-burgu-mik-i-rames-dhe-klosit-107778" }