Alibeaj: Prokuroria të zbardhë tabulatet e Fatmir Xhafajt

Publikuar tek: barometri, më 08:15 25-05-2018 Alibeaj: Prokuroria të zbardhë tabulatet e Fatmir Xhafajt

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kërkon nga prokuroria të zbardhë tabulatet e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Alibeaj pyeti sesi ka mundësi që 30 minuta pasi doli materiali në shtëpinë e “Dëshmitarit X”, shkoi policia dhe Prokuroria.

“Nga e dinte Prokuroria dhe policia kush ishte dëshmitari X? A ka marrë Prokuroria tabulatet e Fatmir Xhafajt ditën që doli audio përgjimi? Pse nuk sekuestron prokuroria ekspertimin shkencor të materialit që paska bërë Rama?

PD nuk ka qëllim të vijë në pushtet me dhunë. Protesta një mundësi për të marrë fatet tona në dorë”, u shpreh Alibeaj në emisionin Real Story në Vizion Plus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038049936294556
array(1) { ["section"]=> string(63) "alibeaj-prokuroria-te-zbardhe-tabulatet-e-fatmir-xhafajt-122017" }