Alket Hyseni: Është fakt që kryeprokurorja e re ka punuar me Ulsi Manjen

Publikuar tek: barometri, më 08:22 21-12-2017 Alket Hyseni: Është fakt që kryeprokurorja e re ka punuar me Ulsi Manjen

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni shprehet se është fakt që kryeprokurorja e re Arta Marku ka punuar me deputetin aktual të PS-së, Uli Manja por kjo nuk e paragjykon procesin.

Ndërsa deputeti i PD-së Tritan Shehu ka thënë se opozita nuk është kundër Arta Markut, por procedurës sesi kryeprokurorja e përkohshme u zgjodh.

Pjesë nga biseda në emisionin “Arena” në Ora News:

Hyseni: Këto janë kushte të shkruara në Kushtetutë, ndaj edhe zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme

Shehu: Po ato 28 firma?

Hyseni: E thotë Rregullorja. E cila thotë që për çdo vendim të Kuvendit ka nevojë për 28 firma.

Shehu: Është improvizim i minutave të fundit.

Hyseni: Numri i personave me tituj, sigurisht që është i kufizuar. Unë ju them me bindje të plotë vendimi i emrit është marrë në mbledhjen e ditës së hënë.. Zt. Manja ka punuar me atë zonjë, është fakt shkresor dhe publik. Por, kjo nuk e paragjykon. Zonja është magjistrate.

Shehu: Unë atë zonjë as nuk e njoh a unë nuk asgjë. Problemi qëndron në procedurën kushtetuese, pasi edhe mënyra e votimit është nul. Ne nuk kemi gjë me emrin, pasi e gjitha ishte gabim. Janë marr apo jo kartat, nuk më duhet. Kur fillon votimi i fshehtë, ai duhet të bëhet normal. Kur del lista e atyre që kanë votuar, dalin emra të opozitës, që as nuk kanë votuar. Si Genc Pollo, Dhurata Çupi. Ky është një proces i manipuluar, ai duhet anuluar. Këto zotërinj janë të shqetësuar, pasi kanë frikën e dosjeve të hapura.

Hyseni: Nesër do t’i shqyrtojë buroja të gjitha ato çka ndodhi, a u vodhën a u morën kartat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01257586479187
array(1) { ["section"]=> string(78) "alket-hyseni-eshte-fakt-qe-kryeprokurorja-e-re-ka-punuar-me-ulsi-manjen-103836" }