Alla u nis drejt Tiranës ta padisë, flet Salianji për NEWSBOMB: Ka pirë aq shumë mall sa ngatërron personazhet (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 16:28 23-01-2020 Alla u nis drejt Tiranës ta padisë, flet Salianji për NEWSBOMB: Ka pirë aq shumë mall sa ngatërron personazhet (E PLOTË) Ervin Salianji dhe Lefter Alla duke pire kokaine

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet në një video duke thithur kokainë në lokal, para pak minutash bëri me dije se është nisur drejt Tiranës dhe do të depozitojë një padi në ngarkim të ish deputetit Ervin Salianji.

Alla theksonte se për ekzistencën e këtij "video-montazhi" siç e quajti ai, kishte dijeni që një vit më parë, por nuk e ka besuar.

Ndërkaq ish-deputeti i PD Ervis Salianji ka folur për newsbomb.al duke iu përgjigjur Allës.

“Ka pirë aq shumë mall, si fshesë me korent dukej aty në video, sa ngatërron personazhet. Duhet të rrijë disa ditë të qetësohet, të rehabilitohet në ndonjë qendër që të paktën të dallojë personin që e denoncoi me atë që mbajti qendrim pasi siç e dini ne mbajtëm qendrim pasi rasti u denoncua në media.

Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë që në vende ku s’lejohet të pihet as duhan, këta persona të pijnë kokainë e pastaj të marrin vendime për qytetarët.

Shpresoj që drejtësia, Prokuroria dhe Gjykata, mos kthehen në strehë për t’i dhënë kohë maskarenjve që të vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike por t’i arrestojë menjëherë”, tha Salianji për newsbomb.al.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088372230529785
array(1) { ["section"]=> string(123) "alla-u-nis-drejt-tiranes-ta-padise-flet-salianji-per-newsbomb-ka-pire-aq-shume-mall-sa-ngaterron-personazhet-e-plote-192933" }