Strukturat e antiterrorizmit në Shqipëri kanë zbuluar emrin e terroristit të ISIS që duket në video duke kërcënuar shqiptarët.
Burime nga ky sektor në drejtorinë e Policisë së Shtetit thanë për neësbomb se emri i tij është Almir Daci, shqiptar nga Shqipëria, nga një fshat i Pogradecit.
“Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aktivitet terrorist dhe rekrutime” tha zyrtari i lartë i sektorit antiterror.
Almir Daci u bë personazh i medias shqiptare edhe në marsin e këtij viti, kur filluan denocimet nga shqiptarë të tjerë për rekrutime nga ana e Dacit.
Në një shkrim të shekulli.com.al përmendet emri i tij nga të afërm të Denis Hamzajt, i cili humbi jetën rreth një vit më parë në Siri.
Ndërkohë që ditën e djeshme, disa versione të videos së rregjistruar prej tij, me kërcënime për shqiptarët, janë hequr nga youtube, si një mesazh që nuk duhet të transmetohet.
Puna për të kordinuar bllokimin e këtyre kërcënimeve, është bërë nga sektori antiterrorizëm në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.