Alpha Bank Albania – ‘Unë kam një kromozom më shumë, por jam si ti’

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 24-10-2020 Alpha Bank Albania – ‘Unë kam një kromozom më shumë, por jam si ti’

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down dhe në këtë muaj, Alpha Bank Albania ndërmori nisma të ndryshme, në bashkëpunim me organizatat që operojnë në Shqipëri, në mbështetje të kësaj kauze. 

Kështu, nën moton ‘’Unë kam një kromozom më shumë, por jam si ti’’ banka përgatiti dhe ndau me ndjekësit e saj, një video e cila synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi të drejtat dhe potencialin e individëve me sindromën Down.

“Alpha Bank Albania vazhdimisht e ka mbështetur këtë kauzë sepse ne besojmë në punën e rëndësishme që bëhet për të përmirësuar cilësinë e jetës së individëve me sindromën Down dhe në këtë muaj të shënuar, dhuruam për të mbështetur shërbimet terapeutike të fëmijëve të Qendrës "Pro Pak" të Fondacionit "Down Syndrome Albania" (DSA) dhe Qendrës Jonathan (Jonathan Center). Këto terapi janë thelbësore për zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor të këtyre fëmijëve pasi i aftësojnë ata drejt një jetese të pavarur dhe gjithëpërfshirëse.”- tha Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues të Alpha Bank Albania për Biznesin Bankar me Pakicë.

“Ky vit na ka vënë para sfidave të paimagjinueshme për të siguruar shërbimet tona, ndaj i jemi thellësisht mirënjohës Alpha Bank, për këtë mbështetje të rradhës dhe sidomos për faktin që ofrojnë bashkëpunimin e tyre gjithmonë pa pritur që ne të trokasim në derën e tyre." – u shpreh Emanuela Zaimi, themeluese e Down Syndrome Albania.

Pranë DSA, aktualisht, marrin shërbim 45 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim, 23 prej të cilëve janë me sindromën Down. 

Përshtatja me kufizimet e detyrueshme për shkak të pandemisë ka sjellë nevojën për zgjidhje të reja, si ato për shërbimet fizike, por edhe mbështetja e fëmijëve me Sindromën Down përmes teleterapisë, shërbim ky i pa praktikuar dhe njohur në vend.

“Ndërsa ndërtonim ekspertizën dhe praktikat e nevojshme gjatë muajve të kaluar, dolën nevoja të reja për ndërhyrje dhe mbështetje. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Alpha Bank në një moment kyç në sigurimin e vazhdimësisë së mbështetjes ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre. Bashkë po ndërtojmë çdo ditë gjithëpërfshirjen dhe dinjitetin e vajzave dhe djemve me Sindromën Down”-  u shpreh Oreada Kita, themeluese e Qendrës Jonathan. Qendra Jonathan kujdeset për 116 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale, 58 prej të cilëve janë me Sindromën Down.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dolli për ”ikonën” e futbollit lushnjar, Presidenti Meta shfaqet në krah të Perlat Mustës dhe djalit të Roza Haxhiut
Vijojnë ndëshkimet për qytetarët ‘rebelë’, qindra gjoba 3000 lekëshe për ata që s’vendosin maska (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013270854949951
array(1) { ["section"]=> string(69) "alpha-bank-albania-une-kam-nje-kromozom-me-shume-por-jam-si-ti-224994" }