ALUIZNI: Gati 500 tapi për qytetarët e Fierit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:32 21-01-2015 ALUIZNI: Gati 500 tapi për qytetarët e Fierit

Drejtoria Aluizni, dega Fier, ka nxjerrë listën e re të rreth 600 qytetarëve që duhet të paraqiten para zyrave të këtij institucioni për të tërhequr certifikatën e legalizimit të banesës së tyre. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të ALUIZNI në facebook ndërkohë që u rikujtohet të gjithë qytetarëve fierakë se ata që e gjejnë emrin në listë, duhet detyrimisht të paraqiten pranë zyrave për të bërë pagesën dhe për të marrë certifikatën e pronësisë. Gjithë procedura do të bëhët pasi të kenë likuiduar faturën e parcelës ndërtimore.

Vetëm një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI Artan Lame, nëpërmjet një konference për shtyp u rikujtoi të gjithë qytetarëve që do të kenë mundësi të bëjnë vetëdeklarimet e ndërtimeve pa leje deri në datën 31 janar 2015. Pas kësaj date, do të hyjë në fuqi ligji për prishjen e cdo ndërtimi të paligjshëm dhe ndjekja penale për qytetarët që shkelin ligjin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Niset për të takuar Ilir Metën, aksidentohet Ali Ahmeti
Helikopteri i drogës/ Sokol Feka, piloti shqiptar vdes në tokën spanjolle »
Article Logic
Execution time: 0.010674953460693
array(1) { ["section"]=> string(49) "aluizni-gati-500-tapi-per-qytetaret-e-fierit-1100" }