ALUIZNI hap zyrë në Vorë, Lame: Përmbytjet, duhet urbanizim i zonave informale

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 03-02-2015 ALUIZNI hap zyrë në Vorë, Lame: Përmbytjet, duhet urbanizim i zonave informale Eglantina Gjermeni dhe Artan Lame

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ka hapur sot në bashkinë Vorë zyrën e re që do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj zone për ndjekjen e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre morën pjesë Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame.

Lame tha se përtej legalizimeve duhet ti kushtohet vëmendje urbanizimit të këtyre zonave që të mos gjendemi në situata si kjo e këtyre ditëve duke iu referuar përmbytjeve të mëdha në zonën e Jugut të vendit. “Përtej kësaj do të thoja se tashmë procesi i legalizimeve është në rrugë të pakthyeshme, por duhet të fillojmë të shohim që tani përtej legalizimeve, të shohim për procesin e urbanizimit të zonave informale për të mos u gjendur në situata si kjo që po gjendemi këto ditë. Nuk do të mjaftojë tu japim njerëzve një fletë në dorë, që dhe atë kanë vite që e presin, por duhet të ecim më tej me elementin tjetër të rëndësishëm që është urbanizimi i këtyre zonave në vijim”, tha Lame.

Ndërsa Gjermeni e cilësoi hapjen e zyrën një hap më afër qytetarëve. “Kjo zyrë  do ti shërbejë Vorës si Bashki që me ndarjen e re territoriale do të përfshijë edhe komunën Prezë dhe Bërxullin. Për 10 vite me radhë janë marrë vetëm 15 leje legalizimi në këtë zonë nga 35 mijë banorë që ka kjo zonë. Hapja e një zyre të re për të qënë më afër qytetarëve për mua është një hap shumë i mirë e ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo rajonale e ALUIZNI-t”, tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 2 policë, falsifikonin dokumentet
Komisioni i Shëndetësisë, miratohet kredia 15 milionë euro nga BERZH »
Article Logic
Execution time: 0.013595104217529
array(1) { ["section"]=> string(80) "aluizni-hap-zyre-ne-vore-lame-permbytjet-duhet-urbanizim-i-zonave-informale-2228" }