ALUIZNI jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës: Duke nisur nga 23 janari...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 22-01-2018 ALUIZNI jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës: Duke nisur nga 23 janari...

Që prej ditës së nesërme, 23 janar, të gjithë qytetarët që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në. Ky është njoftimi i rëndësishëm nga Drejtoria e Përgjithshme për të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës.

Ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT. Kjo marrëveshje ka si qëllim formalizimin e bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve, thuhet më tej në njoftim.

Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit, bën me dije ALUIZNI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjet në banesë, flasin familjarët: Kishte vite pa drita, ndriçohej me qiri
Ja kush e caktoi fshatin ku do të ndërtohet Impianti i Mbetjeve Fier (EMRI -TENDERI) »
Article Logic
Execution time: 0.011924982070923
array(1) { ["section"]=> string(91) "aluizni-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-qytetaret-e-tiranes-duke-nisur-nga-23-janari-107510" }