ALUIZNI ka shtuar një kat pa leje në 2008, Lame: Ministritë e bashkitë kanë ndërtime pa leje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 27-03-2015 ALUIZNI ka shtuar një kat pa leje në 2008, Lame: Ministritë e bashkitë kanë ndërtime pa leje Artan Lame

Ironike por e vërtetë, edhe ALUIZNI nuk i ka shpëtuar manisë për të ndërtuar pa leje. Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka deklaruar sot se edhe vetë ALUIZNI ka ndërtuar një kat pa leje. Lame thotë se ndërtimi është bërë në 2008-n.

Duke folur edhe më gjerë për këtë çështje, Lame thekson se shumë institucione ndodhen në stade të tilla, me ndërtime pa leje. Por ajo që duhet të marrë fund sipas tij është se përfaqësuesit e tyre duhet të bëjnë vet deklarimet për të hyrë në proces legalizimi.

“Shumë institucione publike nuk kanë bërë deklarimet. Qindra kanë ndërtime pa leje duke përfshirë administratën qëndrore, bashkitë e ministritë.”, deklaroi sot Lame.

I pyetur nga gazetarët për kandidimin e tij në Tiranë, Lame tha se ‘’vazhdojnë t’i hanë ende duart për Tiranën’’, duke iu referuar shprehjes së tij në fillim të sinjalizimit për publikun së dëshirës së tij për të kandiduar në zgjedhjet e 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet “bosi” shqiptar i prostitutave në Padova, shfrytëzonte 8 shqiptare e rumune
Prokuroria: Frroku, akuza edhe në Belgjikë »
Article Logic
Execution time: 0.012385129928589
array(1) { ["section"]=> string(95) "aluizni-ka-shtuar-nje-kat-pa-leje-ne-2008-lame-ministrite-e-bashkite-kane-ndertime-pa-leje-7075" }