ALUIZNI/ Lame 427 mijë ndërtime pa leje në 22 vitet e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 12-02-2015 ALUIZNI/ Lame 427 mijë ndërtime pa leje në 22 vitet e fundit

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka dalë në një deklaratë për median për të bërë një bilanc të ndërtimeve pa leje dhe procesit të legalizimeve. Ai ka thënë se ka 427 mijë ndërtime pa leje vetëm gjatë 22 viteve të fundit. Data  31 janar ka qenë  afati i fundit i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje por ky afat u shty me një muaj, për t’ju dhënë më shumë kohë për vetdeklarim  qytetarëve për procesin e legalizmimeve.

Nga shifrat e publikuara rekordin e ndërtimeve pa leje e mban qarku i Tiranës 35.680 ndërtime të reja pa leje ndërsa qarku I Kukësit është ai me më pak ndërtime pa leje dhe shifra e tij është 1441.

“Nëse nga shifra prej 427.000 ndërtime informale, zbresim lejet e dhëna prej administrates paraardhëse, lejet e dhëna në këtë vit të fundit prej nesh, si edhe objektet që mund të jenë deklaruar dy ose tre here gabimisht, mbetet sërisht një shifër kolosale prej rreth 350.000 ndërtimesh informale që janë në proces legalizimi"-tha Lame.

Lame u bëri thirrhje qytetarëve të vazhdojnë procedurat për përfundimin me sukses të procesit të legalizimit.

“Përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje qytetarëve që tashmë me qetësi të vazhdojnë të plotësojnë dokumentat e kërkuara, të presin grupet e matjeve nëpër shtëpitë e tyre, të denoncojnë çdo ndodhi të pakëndshme. Bashkarisht e kemi nisur këtë reformë dhë bashkarisht do ta përfundojmë me sukses,"-përfundoi deklaratën ë tij për mediat, drejtori I përgjithshëm i ALUIZNI-t.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi/ Kreu i Komunës Shëngjin, Kaçaj: Është sulm politik
Shpërthimet/ Rama - Palokës: Shihemi në gjyq »
Article Logic
Execution time: 0.011713981628418
array(1) { ["section"]=> string(64) "aluizni-lame-427-mije-ndertime-pa-leje-ne-22-vitet-e-fundit-3110" }