ALUIZNI: Nga 350 mijë vetëdeklarime, vetëm 34 mijë ndërtime të legalizuara

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 25-02-2015 ALUIZNI: Nga 350 mijë vetëdeklarime, vetëm 34 mijë ndërtime të legalizuara

ALUIZNI gjatë kësaj kohe ka legalizuar vetëm 34 mijë ndërtime, nga 350 mijë kërkesa nga shqiptarët. Për të mundësuar nxitjen e procesit dhe për të diskutuar mbi informalitetin në gjithë vendin, ALUIZNI ka menduar të përfitojë nga përvoja e vendeve rajonale duke organizuar një tryezë pune. Takimi mes Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të mbahet më 27 shkurt në Tiranë.

‘’Shqipëria, si një nga vendet e para post- komuniste, të përfshira nga kjo dukuri, numëron sot rreth 350.000 ndërtime informale (vetëdeklarime), të shpërndara anembanë vendit dhe pavarësisht dhënies së amnistisë përmes ngritjes së ngrehinës ligjore në vitin 2004 dhe institucionit përgjegjës shtetëror, ALUIZNI, sot janë të legalizuara vetëm 33.820 ndërtime, nga të cilat 12.000 i përkasin vitit të fundit.’’, bën të ditur ALUIZNI. Kështu ky institucion vlerëson projektligjin e Malit të Zi për legalizimet, miratimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje në Kosovë dhe ndryshimet në Ligjin e Kadastrës dhe Ligjin për Legalizimin e Ndërtimeve  në Maqedoni.

Takimi rajonal i së premtes do të mbyllet me një vizitë në Paskuqan, një nga zonat më të mëdha informale të vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidatja për Këshillin Mbikqyrës Prifti: Banka e Shqipërisë, kod moral dhe etik për punonjësit
Përplasja e autobusëve, policia nis testin e alkoolit, arrestohet një shofer »
Article Logic
Execution time: 0.0097000598907471
array(1) { ["section"]=> string(77) "aluizni-nga-350-mije-vetedeklarime-vetem-34-mije-ndertime-te-legalizuara-4385" }