Alvin Berisha kthehet më në fund në shtëpi, Eni ÇOBANI komplimenton RAMËN dhe qeverinë : Bravo, e bindur që ka shtet (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:59 07-11-2019 Alvin Berisha kthehet më në fund në shtëpi, Eni ÇOBANI komplimenton RAMËN dhe qeverinë : Bravo, e bindur që ka shtet (FOTO)

Avokatja e njohur dhe drejtuesja e programit ‘’Shihemi në gjyq’’ Eni Çobani përgëzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirjen e vendit tonë në operacionin e shpëtimit të djaloshit Alvin Berisha nga kampi famëkeq i Al-Holit në Siri.

Në lajmin e dhënë nga Rama për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar dhe transferimit të tij në Liban, Çobani vlerësoi vullnetin politik për t’i shërbyer qytetarit. Çobani shprehet se beson se shteti mund të funksionojë.

‘’Bravo! Ky është vullneti kur politika i shërben qytetarit me devocion dhe profesionalizëm. E lumtur për Alvinin, por e bindur që ka shtet’’, shkruan në profilin e kryeministrit Rama në Facebook.
rama 1.png

eni.png

Alvin Berisha kishte mbetur në Siri prej 5 vitesh, pasi u mor nga e ëma në vitin 2014 për t’u vendosur në kampin Al-Hol që kontrollohej nga militantët e ISIS-it. Rasti i tij u denoncua nga programi ‘’Le Lene’’ në Itali. Pas thirrjeve të shumta nga qytetarë dhe media të ndryshme, qeveria italiane vendosi të bashkëpunonte me palën shqiptare në nxjerrjen e djaloshit nga kampi i Al-Holit. Alvini po shoqërohet nga punonjësit të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Libani drejt shtëpisë së tij në Itali, ku e pret i ati Afrim Berisha.


Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010155916213989
array(1) { ["section"]=> string(124) "alvin-berisha-kthehet-me-ne-fund-ne-shtepi-eni-cobani-komplimenton-ramen-dhe-qeverine-bravo-e-bindur-qe-ka-shtet-foto-185093" }