Alvin Berisha u shpëtua, por ç’u bë me fëmijët e tjerë shqiptarë në kampin e ferrit? Gazetari: Kam 2 muaj që interesohem e s’më kthejnë përgjigje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:32 13-02-2020 Alvin Berisha u shpëtua, por ç’u bë me fëmijët e tjerë shqiptarë në kampin e ferrit? Gazetari: Kam 2 muaj që interesohem e s’më kthejnë përgjigje Femijet ne Siri

Gazetari Flamur Vezaj ka rikthyer sërish në vëmendje shpëtimin e Alvin Berishës duke thënë se ka plot të tjerë që kanë mbetur ende në Siri dhe gjenden në mëshirën e fatit.

Ata nuk ishin aq me fat sa Alvini i vogël i cili u kthye në gjirin e familjes.

Vezaj akuzon qeverinë shqiptare duke thënë se ‘çunat e Lleshajt’ nuk po i kthejnë përgjigje këtu e dy muaj për fëmijët e tjerë në Siri. Ai ka ironizuar duke thënë se “shpëtuan” Alvin Berishën nga kampi në Siri, duke sakrifikuar jetën e tyre vetem që gjenerali të bënte një foto si pa mendje. Ai ka përmendur edhe planin e Spiropalit i cili ishte që do të kthenin gratë dhe fëmijët nga kampi i Sirisë.

"Dy muaj që interesohem e nuk më kthejnë përgjigjie çunat e operacionales së Lleshajt që “shpëtuan” Alvin Berishën nga kampi në Siri, duke sakrifikuar jetën e tyre vetem që gjenerali të bëj një foto si pa mendje!!! Ore di gjë njeri të më thotë se ku ka ngecur ai plani i mirë menduar e organizuar i qeverisë (Spiropalit) për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampet e Sirise?!? Jo për gjë po sikur e hoqën edhe Ambasadorin planprishës që nuk leshonte dokumentet e udhëtimit! Po tani cfarë ka ndodh, nuk po punon printi i dokumenteve të udhëtimit për ata të shkretët!!! Mirë ata që janë shumë larg, po për fëmijët që po flenë në çadra në Shqiperi si pasojë e tërmetit çfarë po bëhet!?! Se ne media vetëm OFL-n e fletrrufet e tyre po lexojë! Sic duket zyra e propagandës ne KM e arriti qellimin”, shkruan Flamur Vezaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094220638275146
array(1) { ["section"]=> string(149) "alvin-berisha-u-shpetua-por-c-u-be-me-femijet-e-tjere-shqiptare-ne-kampin-e-ferrit-gazetari-kam-2-muaj-qe-interesohem-e-s-me-kthejne-pergjigje-195052" }