Alvini i vogël në kampet e ISIS, myftiu i Shkodrës thirrje të ikurve në Siri: Diplomacia të interesohet, kthehuni në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 19-10-2019 Alvini i vogël në kampet e ISIS, myftiu i Shkodrës thirrje të ikurve në Siri: Diplomacia të interesohet, kthehuni në Shqipëri Afrim Berisha dhe djali i tij Alvini

Reagon myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari për 11-vjeçarin shqiptar që u dërgua në kampet e ISIS në Siri nga nëna, e cila ka mbetur viktikëm, ndërkohë që i ati po tenton ta marrë në Itali.

Në një deklaratë për mediat, Sytari duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berishës, i bëri thirrje të gjitha familjeve shqiptare të kthehen në atdhe.

Gjithashtu ai kërkoi që diplomacia të raagojë dhe të interesohet në të gjitha format për rikthimin e këtij fëmijë në vendin tonë por edhe të të tjerëve.

"Familjet e shqiptareve te gënjyer apo te mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen nje ore e me pare ne vendin e tyre. Sepse nuk kane faj fëmijët e tyre per gabimet e prindërve. Normalisht diplomacia me të gjitha format duhet te interesohet dhe te luaj nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije. Të çdo femije, por edhe çdo shqiptar eshte i shenjte per token tone. Ne si komunitet fetar i qendrojme thirrjeve tone dhe nuk tërhiqemi. As nuk e ndryshojme thirrjen tone per asnje arsye sepse eshte thirrje e drejte dhe ajo qe ka ndodhur ne Siri gjate ketyre viteve eshte nje zullum i madh te cilin nuk e kemi deshiruar dhe nuk e pranojme dhe nuk e pranon asnje mendje e shendoshe”, tha Myftiu i Shkodrës.

Historia e Alvin Berishës, u transmetua dy netë më parë në një dokumentar të dhimbshëm nga “Le Iene”, pas kërkesës për ndihmë për gjetjen e vogëlushit nga i ati Afrimi.

Stafi i emisionit bëri të mundur takimin e Afrimit me djalin, por nuk mundi ta tërheqë pasi ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli, i cili pati premtuar ta ndihmojë, mbylli telefonin dhe nuk e hapi më.

Pas publikimit të rastit në fjalë, Alvini nuk ndodhet më në kampin ku qëndronte me parë dhe për këtë Afrim Berisha ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016607999801636
array(1) { ["section"]=> string(129) "alvini-i-vogel-ne-kampet-e-isis-myftiu-i-shkodres-thirrje-te-ikurve-ne-siri-diplomacia-te-interesohet-kthehuni-ne-shqiperi-182664" }