AMA: Të zbardhet ngjarja në Librazhd, gazetarët u morrën peng

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 20-05-2015 AMA: Të zbardhet ngjarja në Librazhd, gazetarët u morrën peng

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Librazhdit, ku sipas raportimit të disa mediave, gazetari i “ABC News”, Agim Blloshmi dhe gazetari i “Top Channel” Kristaq Binjaku, u morrën peng nga trafikantët e lëndës drusore.

AMA e ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të saj. Sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, gazetarët Agim Blloshmi dhe Kristaq Binjaku janë marrë peng dhe janë dhunuar nga kontrabandistët e lëndës drusore në një pyll të Librazhdit. AMA shprehet se ky është një akt kundër fjalës së lirë.

Por sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, gazetarët të cilët ndodheshin në Librazhd për reportazh në lidhje me prerjen e paligjshme të pyjeve, nuk janë dhuunar. Ministria mohoi që gazetarët të jenë marrë peng dhe tha se nuk janë gjuajtur me armë por me gurrë çka ka bërë që nga paniku ata të fshehen në pyll.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunuan dhe grabitën rojen e një pusi nafte në Marinzë, prangosen 5 autorët
Tiranë, shaktërrohet grupi kriminal i grabitësve, arrestohen 4 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011688947677612
array(1) { ["section"]=> string(65) "ama-te-zbardhet-ngjarja-ne-librazhd-gazetaret-u-morren-peng-11602" }