‘Aman derman lexojeni’, Rama njoftim të rëndësishëm: Në banka mund të shkoni edhe me ID të skaduara, mjafton një certifikatë nga e-albania

Publikuar tek: politike, më 14:36 08-04-2020 ‘Aman derman lexojeni’, Rama njoftim të rëndësishëm: Në banka mund të shkoni edhe me ID të skaduara, mjafton një certifikatë nga e-albania Edi Rama

Kryeministri Rama ka bërë me dije se të gjithë atyre që u ka skaduar karta e ID, mjafton që të printojnë një certifikatë nga e-albania, për ta përdorur më pas në banka. 

“U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat id që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë", thotë Rama.

Më tej Rama ka postuar vendimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në të cilin thuhet se bankat e nivelit të dytë duhet t'u japin shërbim qytetarëve edhe në rastin e skadimit të letërnjoftimeve.

Shkruan Rama:

U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat id që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë!

Id konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të gjeneroni në smartfonin tuaj ose printoni nga kompjuteri juaj apo nga kompjuteri i bankës një çertifikatë të freskët nga www.e-albania.al/.

Aman derman lexojeni.

92458849_10157619124631523_8174692936164835328_n.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095539093017578
array(1) { ["section"]=> string(140) "aman-derman-lexojeni-rama-njoftim-te-rendesishem-ne-banka-mund-te-shkoni-edhe-me-id-te-skaduara-mjafton-nje-certifikate-nga-e-albania-201867" }