Ambasada Amerikane inkurajon nxënësit e Tiranës: Ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, jeni udhëheqësit e ardhshëm të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 22:24 20-07-2019 Ambasada Amerikane inkurajon nxënësit e Tiranës: Ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, jeni udhëheqësit e ardhshëm të vendit Foto e shperndare nga Ambasada Amerikane ne Tirane

Ambasada Amerikane nxit nxënësit e rinj të Tiranës që të angazhohen në komunitet dhe të sjellin ndryshime pozitive kur të tjerët nuk e bëjnë.

Në ceremoninë përmbyllëse të projektit SpeakUP të organizuar nga Ambasada morën pjesë nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë, të cilët drejtuan fushata të suksesshme të përqëndruara në barazinë gjinore, mjedisin dhe median sociale, me anë të së cilave sollën një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre dhe frymëzuan edhe bashkëmoshatarët e tyre për të sjellë ndryshim në shoqëri.

'Ju nxis të gjithëve që të vazhdoni të gjeni zërin tuaj. Vazhdoni të ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, vazhdoni të sillni ndryshime pozitive në komunitetet tuaja dhe vazhdoni të merrni përgjegjësi kur të tjerët të mos ta bëjnë këtë. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, zëri i të cilit do të jetë një ditë përgjegjësia juaj', tha Specialisti i Menaxhimit të Informacionit Roy Timberman, gjatë fjalës së tij në ceremoninë përmbyllëse të projektit SpeakUP në Këndin Amerikan në Tiranë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092670917510986
array(1) { ["section"]=> string(130) "ambasada-amerikane-inkurajon-nxenesit-e-tiranes-ngrini-zerin-kur-te-tjeret-nuk-munden-jeni-udheheqesit-e-ardhshem-te-vendit-172820" }