Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë ata shqiptarë që duan të bëjnë një vizitë turistike në SHBA.
Mjafton vetëm pasaporta dhe fleta e konfirmimit të DS-160.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada Amerikane në faqen zyrtare në facebook.
“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq!
Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!”,-thuhet në njoftim.