“Për viza turistike nuk duhet garancia nga sponsori” kështu thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane lidhur me aplikimin për vizat turistike.
Nëpërmjetë një njoftimi në faqen zyrtare të 'Facebook' Ambasada sqaron se nuk duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2)
Njoftimi i plotë:
“Sa më pëlqen pranvera në Tiranë; aroma e mimozave të lulëzuara është kaq e mrekullueshme! Unë dhe Keni mezi po presim të përfitojmë nga kjo kohë për të udhëtuar sa më shumë në Shqipërinë e bukur.
Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”