Ambasada Amerikane kërkon stabilitet në Kosovë pas vendimit të Kushtetueses: Liderët politikë ta zbatojnë atë

Publikuar tek: rajon, më 23:28 28-05-2020 Ambasada Amerikane kërkon stabilitet në Kosovë pas vendimit të Kushtetueses: Liderët politikë ta zbatojnë atë

Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon nga liderët politikë atje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Kosovës në Prishtinë.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuara papritur mbrëmjen e sotme vendimin për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit. Gjykata vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK-së.

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese publikon papritur vendimin

Njoftim Për Vendimet Nga Se... by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097858905792236
array(1) { ["section"]=> string(115) "ambasada-amerikane-kerkon-stabilitet-ne-kosove-pas-vendimit-te-kushtetueses-lideret-politike-ta-zbatojne-ate-208217" }