Ambasada Amerikane mesazh për Reformën në Drejtësi: Shumë shpejt do hetohen zyrtarët e korruptuar (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:32 02-09-2019 Ambasada Amerikane mesazh për Reformën në Drejtësi: Shumë shpejt do hetohen zyrtarët e korruptuar (E PLOTË)

Ambasada Amerikane ka publikuar mbrëmjen e sotme një tejtër videomesazh ku për Reformën në Drejtësi. 

Ambasada thekson se veçanërisht vettingu i ka dhënë rezultatet e para, me shkarkimin e mbi 50 gjyqtarëve dhe prokurorëve të lidhur me krimin, ndërsa rezultate akoma më të thella do të jap SPAK pasi do të hetohen zyrtarët e korruptuar.

‘Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit.

Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para. Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar’, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë, ndërsa poston dhe videomesazhin e mëposhtëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009026050567627
array(1) { ["section"]=> string(111) "ambasada-amerikane-mesazh-per-reformen-ne-drejtesi-shume-shpejt-do-hetohen-zyrtaret-e-korruptuar-e-plote-177118" }