Ambasada Amerikane në Tiranë, mbështetje me logjistikë për Interpol Tiranën

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 14-01-2020 Ambasada Amerikane në Tiranë, mbështetje me logjistikë për Interpol Tiranën

Në një ceremoni dhurimi, të mbajtur më 14 janar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësia Shqiptare e Interpolit mori jelekë të rinj balistik dhe mjete taktike, nga Zyra Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimit të Ligjit dhe (INL) në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu nënvizoi vlerësimin për Zyrën INL, për mbështetjen e tyre dhe theksoi fushat e ardhshme në të cilat SHBA-ja dhe Shqipëria po bashkëpunojnë për të adresuar përparësitë e zbatimit të ligjit. Drejtoresha e INL-së, Julie Craven vuri në dukje punën e rëndësishme të arritur nga oficeret e ZQK Interpol, veçanërisht në adresimin e çështjeve kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

"Byroja e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Shtetet e Bashkuara ka respekt të madh për punën e guximshme dhe me ndikim të kryer nga oficerët shqiptarë të ZQK Interpol Tirana”, - është shprehur Craven. INL shpreson të vazhdojë mbështetjen për përpjekjet e Policisë së Shtetit shqiptar, për të adresuar çështjet ndaj krimit të organizuar transnacional.

81926985_2404741253170618_4531098975821889536_n.jpg

83027114_2233560676950383_8447653402204176384_n.jpg82004516_1086738445001952_6264005257693495296_n.jpg

82159536_755117931667377_4484447182786658304_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.092757940292358
array(1) { ["section"]=> string(81) "ambasada-amerikane-ne-tirane-mbeshtetje-me-logjistike-per-interpol-tiranen-192048" }