Ambasada Amerikane prezanton planin e DASH: Mundësi grave për të ndërtuar kapital, për të zotëruar dhe administruar prona njësoj si burrat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 14-08-2020 Ambasada Amerikane prezanton planin e DASH: Mundësi grave për të ndërtuar kapital, për të zotëruar dhe administruar prona njësoj si burrat

Që shoqëritë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara, gratë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë tërësisht në komunitetet e tyre.

Kështu shkruan Ambasada Amerikane teksa njofton nisjen e një plani që fuqizon gruan në të njëjtat fusha si burrat.

“Departamenti i Shtetit njoftoi nisjen e Planit të Veprimit të Shtyllës së Tretë, i cili përfshin veprime konkrete në përgjigje të kufizimeve në pesë faktorë themelorë: mundësinë e grave për të pasur qasje në institucione, për të ndërtuar kapital, për të zotëruar dhe administruar prona, për të udhëtuar lirisht dhe për të punuar në të njëjtat fusha dhe punë si burrat.

Përmes këtij plani të ri dhe dinamik, Departamenti do të zbatojë zgjidhje efikase për të hequr pengesat në politika, ligje, rregullore dhe praktika, për të ndihmuar gratë të kenë një rol kuptimplotë në ekonomi si aktorë të barabartë ekonomikë”, shkruan Ambasada Amerikane.

Mësoni më shumë rreth qasjes së Departamentit ndaj Nismës Globale për Zhvillimin dhe Përparimin e Grave të udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë në:  www.wgdp.gov

 

117585846_10157622530150838_7942314807739113153_o.jpg117888751_10157622530260838_2786786484070267299_o.jpg117773292_10157622530300838_1898029074609971150_o.jpg

117771114_10157622530410838_7618031248351205302_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010417938232422
array(1) { ["section"]=> string(143) "ambasada-amerikane-prezanton-planin-e-dash-mundesi-grave-per-te-ndertuar-kapital-per-te-zoteruar-dhe-administruar-prona-njesoj-si-burrat-217088" }