Ambasada Amerikane bën thirrje profesionistëve të çdo rajoni në Shqipëri, që të aplikojnë në projektin e bursave 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aplikimet do të bëhen brenda dates 31 mars e projekti në fjalë përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga SHBA. Sipas njoftimit të ambasadës, ky projekt përben një shkembim dypalësh.
“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”, -thuhet në njoftimin e Ambasadës.