Ambasada Amerikane u heq të drejtën e vizave gjyqtarëve dhe prokurorëve: Marrim seriozisht akuzat për korrupsion

Publikuar tek: aktualitet, më 16:44 26-01-2017 Ambasada Amerikane u heq të drejtën e vizave gjyqtarëve dhe prokurorëve: Marrim seriozisht akuzat për korrupsion

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.  Lajmin e bëri të ditur vetë Ambasada në faqen zyrtare në facebook, duke theksuar se marrin seriozisht çdo akuzë për korrupsion.

Njoftimi nga Ambasada Amerikane:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

 Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes nga infarkti në zemër teksa pinte kafe me miqtë aktori shqiptar Gjergj Trola
Analiza Vjetore e Burgjeve, mbipopullimi dhe mungesa e mjekëve psikiatër ndër problemet kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.011260986328125
array(1) { ["section"]=> string(117) "ambasada-amerikane-u-heq-te-drejten-e-vizave-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-marrim-seriozisht-akuzat-per-korrupsion-66760" }