Ambasada e Gjermanisë promovon veriun e Shqipërisë: Pamje që të lënë pa frymë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 16-07-2015 Ambasada e Gjermanisë promovon veriun e Shqipërisë: Pamje që të lënë pa frymë

Ambasada gjermane në Tiranë nëpërmjet faqes në facebook ka promovuar turizmin në veriun e Shqipërisë. Në shkrimin e publikuar në gjuhën shqipe dhe atë gjermane, thuhet se pamjet e maleve, luginave dhe lëndinave të lënë pa frymë, ndërsa flitet edhe për mbështetjen që ka dhënë Ambasada gjermane në zhvillimin e qendrueshëm në këtë zonë.

“Pamje të bukura që të lënë pa frymë majave të maleve, luginave dhe lëndinave të gjelbra – punonjës të Ambasadës Gjermane dhe të GIZ-së patën mundësinë të shijonin të gjitha këto gjatë një shëtitjeje në zonën e Tropojës në veri të Shqipërisë. Ata ishin vizitorë në bujtinat, që janë mundësuar me mbështetjen e GIZ-së, e cila mbështet me projektet e saj prej shumë kohësh tanimë zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në zonat rurale në Shqipëri, ndër të tjera duke i këshilluar dhe ndihmuar banorët në zona të largëta malore të Alpeve të Shqipërisë, si të krijojnë mundësi akomodimi për turistët. Për këtë qëllim GIZ ka ndihmuar edhe në shenjimin dhe kartografimin e udhëve të zones”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Veriu i vendit është një prej destinacioneve më të preferuar për turistët gjermanë në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet banda e shpërndarësve të drogës, 4 në pranga
Skandal / Ambasada angleze refuzon të pajisë me viza ekipin e Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.011515140533447
array(1) { ["section"]=> string(82) "ambasada-e-gjermanise-promovon-veriun-e-shqiperise-pamje-qe-te-lene-pa-fryme-16344" }