Ambasada e Rusisë kundër mediave shqiptare që shtrembëruan deklaratat e Lavrov: I nxorët jashtë kontekstit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 19-01-2017 Ambasada e Rusisë kundër mediave shqiptare që shtrembëruan deklaratat e Lavrov: I nxorët jashtë kontekstit

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas transmetimit në mediat shqiptare të deklaratave që ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov bëri për konfliktin Kosovë-Serbi.

Ambasada thekson se disa i media i kanë shtrembëruar dhe i kanë nxjerrë jashtë kontekstit deklaratat e Lavrov dhe për të sqaruar opinionin shqiptar i ka publikuar ato të plota.

Reagimi i Ambasadës së Rusisë:

Duke qënë se sot në mediat shqiptare janë publikuar disa komente të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe e shtrembërojnë mesazhin e tij lidhur me trenin Beograd-Mitrovicë, ju ftojmë ta lexoni më poshtë tekstin e saktë të deklaratës së Ministrit, bërë dje në Moskë gjatë konferencës së përvitshme për shtyp:

“Për sa i përket situatës me trenin... mund të them vetëm një gjë: Bashkimi Evropian duhet ta zbusë këtë situatë dhe ta sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të Brukselit, të cilat parashikojnë, së pari, që të mos cenohet liria e lëvizjes së njerëzve dhe, e dyta, që në veri të Kosovës, aty ku jeton popullsia serbe, të mos jenë të pranishme struktura shqiptare të sigurisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shkullaku u shkarkua pasi PD nuk votoi për liçensën e Abc News”, Fevziu flet për përplasjen e Frangajt me Bashën
Skandali në Shkodër, pranga mësueses “PRO” ISIS. Çështja te Krimet e Rënda »
Article Logic
Execution time: 0.010365009307861
array(1) { ["section"]=> string(111) "ambasada-e-rusise-kunder-mediave-shqiptare-qe-shtremberuan-deklaratat-e-lavrov-i-nxoret-jashte-kontekstit-65983" }