Ambasada e SHBA: Mirëpresim vendimin për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, asnjë individ mbi ligjin

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 20-03-2015 Ambasada e SHBA: Mirëpresim vendimin për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, asnjë individ mbi ligjin

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me urdhër-arrestin e Prokurorisë së Përgjithshme për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Ambasada në deklaratën e saj shprehet se mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar nga Kuvendi miratimin për arrestimin e dy deputetëve. Sipas ambasadës amerikane, kjo është një mundësi për të treguar se asnjë individ nuk qendron mbri ligjin.

Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces të rregullut për çështjen “Doshi”.

“Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin. Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e SHBA-së.

Prokuroria ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku pasi akuzohen për “kallëzim të rremë”. Pritet që Kuvendi të votojë në ditët në vijim për kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkon një shumicë të thjeshtë votash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas drekës me Dritan Priftin, reagon Doshi: S'kam njoftim zyrtar për arrestimin
Prokuroria: Ja pse u refuzua kërkesa e Tom Doshit për hetim ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.011980056762695
array(1) { ["section"]=> string(101) "ambasada-e-shba-mirepresim-vendimin-per-arrestimin-e-doshit-dhe-frrokut-asnje-individ-mbi-ligjin-6496" }