Ambasada e SHBA përshëndet miratimin Dekriminalizimit: Ligji më i ashpër në Europë kundër kriminelëve në politikë

Publikuar tek: politike, më 19:47 17-12-2015 Ambasada e SHBA përshëndet miratimin Dekriminalizimit: Ligji më i ashpër në Europë kundër kriminelëve në politikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka përshëndetur votimin e logjit të dekriminalizimit nga deputetët e Parlamentit shqiptar me 131 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim.

Në deklaratën e saj pak çaste pas votimit në seancën e sotme plenare, Ambasada thotë:

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028526067733765
array(1) { ["section"]=> string(71) "ambasada-e-shba-pershendet-miratimin-e-ligjit-te-dekriminalizimit-28016" }