Ambasada e SHBA reagon për luftën kundër korrupsionit: Prioritet i punës tonë (SI PO BASHKËPUNOJMË ME POLICINË-VIDEO)

Publikuar tek: barometri, më 07:31 06-11-2019 Ambasada e SHBA reagon për luftën kundër korrupsionit: Prioritet i punës tonë (SI PO BASHKËPUNOJMË ME POLICINË-VIDEO) Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Ambasada amerikiane, në një postim në Facebook, thotë se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së tyre

Me anë të një videoje ambasada shpjegon si funksionon bashkëpunimi mes tyre dhe Policisë së Shtetit nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007378101348877
array(1) { ["section"]=> string(121) "ambasada-e-shba-reagon-per-luften-kunder-korrupsionit-prioritet-i-punes-tone-si-po-bashkepunojme-me-policine-video-184856" }