Ambasada e SHBA sulmon Llallën: Iku kryeprokurori që s’preku politikanët

Publikuar tek: barometri, më 08:24 19-12-2017 Ambasada e SHBA sulmon Llallën: Iku kryeprokurori që s’preku politikanët

Reagim “bombë” ky i Ambasadës Amerikane pas protestës së sotme të opozitës. Ambasada atakon Adriatik Llallën të cilin e cilëson si kryeprokurorin që refuzoi të ndiqte penalisht politikanët.

Sakaq, Ambasada e SHBA paralajmëron se me krijimin e SPAK dhe BHK do të ndiqen dhe hetohen zyrtarë të lartë të korruptuar.

“Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071420669555664
array(1) { ["section"]=> string(78) "ambasada-e-shba-sulmon-llallen-iku-kryeprokurori-qe-s-preku-politikanet-103589" }