Ambasada e SHBA VIDEOMESAZH për Gjykatën Kushtetuese: Së shpejti Shqipëria me gjyqtarë të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 13-08-2019 Ambasada e SHBA VIDEOMESAZH për Gjykatën Kushtetuese: Së shpejti Shqipëria me gjyqtarë të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë

Ambasada e SHBA ka reaguar këtë mëngjes për krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e vendeve vakante.

Me anë të një videoje në Facebook, Ambasada shpjegon si përzgjidhen kandidatët dhe rolin e saj.

Ambasada amerikane deklaron se Shqipëria së shpejti do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. 

"Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë", shkruhet krahas videos.

Ndërkohë, qeveria ka paralajmëruar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në fillim të shtatorit, sapo Kuvendi të nisë punimet për sesionin e ri parlamentar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026027202606201
array(1) { ["section"]=> string(133) "ambasada-e-shba-videomesazh-per-gjykaten-kushtetuese-se-shpejti-shqiperia-me-gjyqtare-te-kualifikuar-te-paanshem-dhe-apolitike-175173" }