Ambasada Italiane ka një mesazh të rëndësishëm për protestën e Opozitës dhe paradën gay

Publikuar tek: politike, më 18:19 12-05-2017 Ambasada Italiane ka një mesazh të rëndësishëm për protestën e Opozitës dhe paradën gay

Ambasada e Italisë në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri që të shmangin rrugët afër protestës së organizuar nga  Opozita ditën e nesërme.

Ashtu si Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe ajo italiane paralajmëron të  gjithë qytetarët e saj që të tregohen sa më të kujdesshëm ditën e shtunë për shkak të protestës.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit.

Sa për ata që do ta marrin pjesë në paradën “Gay(P)ride Parade”, që organizohet në një vend aty pranë në të njëjtën ditë, këshillohen që të bëhet kujdes me mitingun e opozitës.

Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0192561149597
array(1) { ["section"]=> string(93) "ambasada-italiane-ka-nje-mesazh-te-rendesishem-per-protesten-e-opozites-dhe-paraden-gay-78427" }