Misioni i Rusisë në Nato dhe Ambasada ruse në Britaninë e Madhe, të dyja kanë shpërndarë në llogaritë e tyre zyrtare në Tëitter një fotografi ku bëhet humor me konfliktin në Siri.
Ndërsa fotografia origjinale është postuar nga Ambasada ruse në Emiratet e Bashkaura Arabe. Në të duket një armë kundratank ndërsa pyetja është: “Armatosni grupin e duhur të rebelëve sirianë”.
Në formë kuizi supozohet që përdoruesit të gjejnë se kujt i duhet dhënë kundratanku, grupit të Al-Nusras, Frontit Islamik, Ushtrisë së Lirë Siriane, Ushtria e Muhaxhedinëve, etj. Rusia është kritikuar nga SHBA-të, Nato dhe së fundmi Turqia për sulmet e saj kundë popullatës civile dhe opozitës në Siri.