Ambasada ruse: E vërteta e bazës ushtarake në Nish të Serbisë

Publikuar tek: politike, më 10:19 25-11-2015 Ambasada ruse: E vërteta e bazës ushtarake në Nish të Serbisë Foto ilustruese

Ambasada ruse në Tiranë reagoi dje për disa komente të botuara nga “Gazeta Shqiptare” me autor diplomatin dhe analistin Shaban Murati lidhur me marrëveshjet ushtarake Rusi-Serbi. “I jemi sinqerisht mirënjohës zotit Murati që u referohet edhe burimeve ruse. Kjo, për fat të keq, në gazetarinë shqiptare ështe një gjë e rrallë”, thuhet në reagimin e ambasadës dërguar të gjitha mediave.

“Serbia, nga ana e saj, dëshiron vetëm të disponojë mjete të mbrojtjes së qiellit të saj dhe të sigurohet nga sulmet e mundshme ajrore dhe raketore, aq më tepër kur jo shumë kohë përpara, populli serb i përjetoi bombardimet e NATOs dhe kujtimet janë ende të gjalla. Çfarë ka këtu agresive apo ofensive? Me se i kërcënon kjo vendet e rajonit?”, thuhet në letrën e hapur të ambasadës ruse.

Lidhur me bazën ushtarake ruse në Nish të Serbisë, ambasada deklaron: “Po, baza ruse në Nish ekziston vërtet, por është një bazë e Ministrisë së Emergjencave Civile të Rusise dhe në fakt shërben si një qendër administrative me një depo pajisjesh shpëtuese dhe sendesh të nevojës së parë, si dhe me disa makina zjarrfikëse. Dhe pikerisht nga kjo bazë “ushtarake” në mars të këtij viti në Tiranë është çuar një ngarkesë me ndihma humanitare për rajonet e Shqipërisë të prekura nga përmbytjet. Agresive ju duket kjo?”, pyet retorikisht ambasada.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091300010681152
array(1) { ["section"]=> string(66) "ambasada-ruse-e-verteta-e-bazes-ushtarake-ne-nish-te-serbise-26231" }