Ambasada ruse në SHBA hap sondazh në Twitter: Cilën konsullatë amerikane të mbyllim?

Publikuar tek: bota, më 15:36 26-03-2018 Ambasada ruse në SHBA hap sondazh në Twitter: Cilën konsullatë amerikane të mbyllim?

Diplomacia ruse gjen kohë të ironizojë edhe pse ndodhet në mes të një vorbulle që kërcënon të shpartallojë marrëdhëniet e brishta me perëndimin.

Vetëm pak orë pasi SHBA-të vendosën të dëbojnë 60 diplomatë rusë dhe të mbyllin konsullatën ruse në Siatëll, ambasada e Rusisë në SHBA ia ka lënë në dorë ndjekësve në Twitter të zgjedhin se cilën konsullatë amerikane të mbyllin në Rusi, si kundërpërgjigje.

Ambasada ruse në SHBA ka nisur një sondazh ku pyet “Cilën konsullatë amerikane do të mbyllnit nëse do ta kishit ju në dorë?”.

Listës së shteteve perëndimore që kanë dëbuar diplomatë rusë i është bashkuar edhe Shqipëria duke dëbuar 2 diplomatë, vendim që iu komunikua sot në mesditë ambasadorit rus në vendin tonë Aleksandër Karpushin, nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

sefwegwg3g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010387897491455
array(1) { ["section"]=> string(89) "ambasada-ruse-ne-shba-hap-sondazh-ne-twitter-cilen-konsullate-amerikane-te-mbyllim-114604" }