Ambasada Ruse në Tiranë: Nuk do ndërpresim furnizimin me grurë për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:15 21-08-2015 Ambasada Ruse në Tiranë: Nuk do ndërpresim furnizimin me grurë për Shqipërinë

Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë është e habitur nga publikimi kohët e fundit i materialeve të shumta në mediat shqiptare për gjoja ekzistencën e një rreziku të ndërprerjes së furnizimit të Shqipërisë me grurin rus.

Nëpërmjet nje njoftimi për shtyp, ambasada bën të ditur se “është e njohur që sipas vendimit të Qeverisë ruse Nr. 842 të dt. 13 gusht 2015, Shqipëria, bashkë me katër vende të tjera, është përfshirë në listën e miratuar të shteteve, ndaj të cilave është vendosur ndalimi i eksporteve të prodhimeve bujqësore në Rusi. Ky hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit ka qenë një kundërmasë e Rusisë ndaj vendeve që e kanë mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/971 të dt. 22 qershor 2015 për zgjatjen e sanksioneve të paligjshme ekonomike kundër Rusisë, lidhur me të ashtuquajturat “veprime destabilizuese të Rusisë në Ukrainë” dhe vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/959 të dt. 19 qershor 2015 për zgjatjen e sanksioneve të paligjshme ekonomike kundër Krimesë dhe Sevastopolit”.

Ambasada thekson edhe një herë se vendimi i lartpërmendur i Qeverisë ruse parashikon vetëm ndalimin e importeve në Rusi të prodhimeve dhe lëndëve të para bujqësore, si dhe të ushqimeve nga vendet që u janë bashkuar sanksioneve antiruse. Regjimi i eksportit të mallrave ruse, përfshirë këtu edhe grurin, nuk preket nga ky vendim. Pra, çdo shqetësim për një ndërprerje të mundshme të furnizimit të Shqipërisë me grurin rus është absolutisht i pabazë.

“Në rast se do të merret vendimi për bllokimin e importeve të grurit rus në Shqipëri, mund të themi me siguri të plotë që kjo nuk do të bëhet nga Rusia”, theksohet në njoftimin e ambasadës së Federatës Ruse.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banjot publike në Divjakë rrezikojnë përhapjen e epidemive (Foto)
Foto ekskluzive e tortës së Zahos, djali i kryeministrit me kurorë si mbret »
Article Logic
Execution time: 0.013606071472168
array(1) { ["section"]=> string(82) "ambasada-ruse-ne-tirane-nuk-do-nderpresim-furnizimin-me-grure-per-shqiperine-18893" }